Pytjet
a Shpeshta (FAQs)
Çka është Konkursi për
shpërblimin “Ura e Vjetër” (“Stari Most”)?
Çka është Ura e Vjetër?
Kush mund ta banë kandidimin për
shperblim?
Kush mund të propozohet?
Sa shpërblime mund të dhurohen?
Kush e perbën jurinë?
Cili është afati i fundit për
paraqitje?
Cilat janë kriteriumet për ta
pranuar çmimin?
Çka do të pranojnë fituesit?
Përjashtimet
Vlerësimi
Antarët e Jurisë
Njoftimi
Kontakti
Çka është Konkursi
“Ura e Vjetër”?
Eshtë shpërlblim i cili ipet nga “Friends of Bosnia”/”The
Center for Balkan Development” (FOB/CBD) individëve te cilët
kanë dhënë kotribut të jashtezakonshëm në
drejtim të arritjes së paqës, vendosjës së mardhënjeve
te shëndosha, zhvillimit ekonomik dhe vendosjës së sigurise
afat-gjate në territorin e ish-Jugoslavisë. Ky është
viti i parë i dhurmit të shpërblimeve.
Çka është Ura e Vjetër?
Ura e Vjetër (“Stari Most”), me shekuj ka lidhë
bregun e lindjës me ate të perëndimit të lumit Neretva
në Mostar. Lidhte Qytetin e Vjetër, nga ana lindore të
lumit, me qytetin e ri nga ana tjetër e lumit. Me gjenerata të
tëra Ura e Vjetër simbolizonte Bosnën çë përmbante
Muslimanët, Çifutet, Kroatët Katolike, dhe Serbët
Ortodoks. Ura është projektuar dhe ndërtuar nga arkitekti
Otoman Mimar Hajrudin me 1566, gjatë periudhës kur sundonte
sulltani Sylejmani i Mrekullueshëm, dhe atebotë ishte ura e
gurit më e madhe e atij lloji në botë.
Ura mbijetoji sulment me granta dhe raketa gjatë betejave të
para të Mostarit me 1992, kur ishte cakë i sulmeve të forcave
të armatosura Jugosllave të udhëhequra nga Serbët
që lufonin forcat mbrojtëse Kroate dhe Boshnjake. Vitin e ardhshëm
ura i përjetoi me muaj të tëra sulmet me granata te forcave
të armatosura të Kroateve Boshnjak (HVO). Kur në fund u
rëzua me 9 Nëntore, 1993, pasi ishte sulmuar nga tanksi i HVO
nga afërsia, ushtarët shtinë në ajër duke shprehur
gëzimin e shkatërrimit të urës që simbolizonte
lidhjën dhe iden e Bosnës shumë-etnike.
Fondacioni per Rikonstruimin e Urës së Vjetër dhe Qytetit
të Vjetër (poashtu të quajtur “Stari Mostar Foundation”,
ka pranuar planin financiar të propozuar nga arkitekti Mostaras Amir
Pashiq sipas të cilit as një grupacion individualisht nuk do
të paguan per rikostruimin e urës. Sipas planit të tijë
puna do të financohet nga donatorët e shumëfisht te cilët,
në mënyrë që të marin pjesë, duhet të
kontribojnë në koston e rikonstruimit të pjesve të
shkatruara ose të dëmtuara të Qytetit te Vjetër. “Premjen
dhe vendosjen e elementeve të gurit të urës,” Pashiq
tha, “do të finacohet nga populli i Mostarit. Ne do ta bëjmë
këtë pasi Mostari është qyteti jonë, dhe ura
është e jona”.
(shkoqitur nga : www.archaeology.org/9801/abstracts/bosnia.html)
Kush mund ta banë kandidimin
për shpërblim?
Çdo kush mund ta banë kandidimin nëpërmjet internetit
duke plotësuar formën. Format dhe instructionet gjinden në
ëeb faqën e “Friends of Bosnia”/”The Center
for Balkan Development” në: www.vizcom.org/starimost. Nuk ka
kufizime në numrin e personave që mund të kandididojnë
një indvidë. Kandidatura duhet të bahet në gjuhën
Angleze.
Kush mund të propozohet?
Kandidatët mund të jenë nga territori i ish Jugoslavisë
ose prej çdo vendi tjetër. Shpërblimi mund të ipet
“post-mortum” por kandidati duhet ta ketë berë kotributin
për të cilën është kandiduar pas 1 Janarit, 1991.
Sa shpërblime mund të
dhurohen?
Komisioni do ti shpërblejë 4 deri në 6 individë, në
bazë të vlersimit të vetë. Jo më shumë se
2 çmime mund të dhurohen “post-mortum”.
Cili është afati
i fundit për paraqitje?
Afati i fundit për pranimin e kadidatëve është: 26
Korrik, 2004.
Cilat janë kriteriumet
për ta pranuar çmimin?
Kandidati duhet ketë demonstruar guxim të jashtëzakonshëm,
perqëndrim, vullnet dhe efikasitet në punë drejt arritjës
së paqës, vendosjës së mardhënjeve të shëndosha,
zhvillimit ekonomik, OSE vendosjës së sigurise afat-gjate në
territorin e ish-Jugoslavisë. Përshkrimi i kandidatit duhet
të jetë sa më i perpiket dhe konkret lidhur me të
arriturat.
Komisioni nuk do të vendosë paraprakisht një numer të
caktuar të kadidateve lidhur me kategorite e emëruara, nga ana
tjetër Komisioni do të tentojë që shperblimet te përfshijnë
individë të cilët u përkasin grupeve të ndryshme
etnike, të gjinisë së ndryshmë, si dhe kategorive
të ndryshme.
Çka do të pranojnë
fituesit?
- Fituesit do ti paguhen harxhimet e fluturimit deri në Boston
për ta pranuar dhuratën.
- Në ceremoninë festive fituesit do të pranojnë
dekoratën e graviruar.
- Fituesit do ta kenë emrin e tyre të gdhendur në monumentin
e përhershëm në Bosne.
Përjashtimet
Anëtarët e jurisë nuk mund të kandidohen.
Vlersimi
Vlerësimet e Jurisë janë finale.
Njoftimi
Emrat e fituesve do të postohen në FOB/CBD web-faqën me
1 Shtatorë, 2004. Fituesit do të njoftohen me email –
nëse kanë adresë të email-it, dhe me postë.
Kontakti:
Për çfardo pyetje në lidhje me Konkursin “Ura e
Vjeter”, ose për ndihmë teknike lidhur me përdorimin
e web- faqeve, ju lutemi na dërgoni email në starimost_admin@friendsofbosnia.org
Antarët e Jurisë:
Bruce Hitchner: Projekti “Dayton Peace Accords”, Univeristeti
i Tufts
Cynthia Simmons: Profesor, Boston College
Ellen Elias-Bursac: Instruktor i Gjuhëve Sllavike, Univeristeti
i Harvard-it
John Shattuck: CEO, John F. Kennedy Library
Paula Green: Director, Karuna Center for Peacebuilding, Amherst, MA
Sheri Fink: FOB Anëtar i Bordit dhe autor i "War Hospital"
Stephen Walker: FOB Anëtar i Boardit dhe ish-drejtor i “Action
Council for Peace in the Balkans”
Susannah Sirkin: Zëvendës Drejtor, “Physicians for
Human Rights”
Westy Egmont: Drejtor Ekzekutiv, “International Institute of
Boston”
Danis Tanovic: Regjisorë i "No Mans Land" dhe Kryetar
i Jurisë
Veton Kepuska: Anëtare e Boardit, “Friends of Bosnia/Center
for Balkan Development”
Glenn Ruga: Drejtor, “Friends of Bosnia/Center for Balkan Development”
Ria Kulenovic: Anëtare e Bordit të "Women's Commission
for Refugee Women and Children"
Mary Ellen Keough: Anëtare e Boardit, “Friends of Bosnia/Center
for Balkan Development”
|